Pasditen e 21 prillit në qytetin e Memaliajt një konflikt mes dy të rinjëve ka përfunduar në vrasje.
29 vjeçari Donaldo Nela ka qëlluar me pistoletë 30 vjeçarin Endri Goxhajn.
Nela në vitin 2018 ka qenë i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje rreth 12 dëshmitarë lidhur me këtë ngjarje, të cilët janë shprehur se nuk kanë dijeni për shkakun e këtij sherri.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tragjike.









