Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka hedhur poshtë planin që Ukraina të anëtarësohet para shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Tajani do të mbledhë më 3 mars në Romë miqtë e Ballkanit Perëndimor.
“Ne e mbështesim pranimin e Ukrainës, por shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përparësi për ne. Ne kemi një angazhim ndaj tyre dhe premtimi i dhënë duhet mbajtur. Më 3 mars do të organizojmë takimin e Miqve të Ballkanit në Romë. Më 1 prill, do të jem në Beograd së bashku me ministrin gjerman Wadephul për t’i dërguar një sinjal shqetësimi Serbisë”.
Unanimiteti ngadalëson shpejtësinë e vendimmarrjes së BE-së, prandaj Tajani është në favor të kapërcimit të tij.
“Nuk është një çështje që e kemi diskutuar ndonjëherë brenda shumicës qeverisëse. Nëse duam të ecim përpara, nuk mund të ndalemi te unanimiteti. Reformat fillestare mund të bëhen pa ndryshuar Traktatet. Shtytja amerikane duhet të na motivojë të përshpejtojmë kapacitetin vendimmarrës të Evropës”.









