Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se qëndron prapa atentatit të gjeneralit të lartë rus, Vladimir Alekseyev.
Gjatë një takimi me homologun e tij zviceran, Lavrov theksoi se ky sulm ishte një tentativë e qëllimshme e Ukrainës për të penguar bisedimet e paqes.
“Ky sulm terrorist konfirmoi edhe një herë vendosmërinë e regjimit të Zelenskyt për të provokuar vazhdimisht me qëllim prishjen e procesit të negociatave, dhe regjimi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur sponsorët e tij perëndimorë që të mos i lëshojnë pe Shteteve të Bashkuara, në përpjekjen e Kievit për t’i penguar ata të arrijnë një zgjidhje të drejtë”, deklaroi Lavrov.
/5pyetjet.al









