Klubi i Napolit po shyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anglez Raheem Sterling, i cili zyrtarisht është i larguar nga Çhelsea.
Sipas mediave britanike, bisedimet mes palëve kanë nisur dhe Sterling duket i gatshëm të ulë kërkesat e tij financiare për t’u bashkuar me kampionët e Italisë.
Një faktor kyç në këtë lëvizje mund të jetë prania e Kevin De Bruyne te Napoli, me të cilin Sterling ka një miqësi të ngushtë nga koha e tyre te Manchester City.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e lartë, pasi te Chelsea ai përfitonte rreth 19 milionë euro në vit, shifër kjo e paarritshme për arkat e klubit italian.
Drejtori sportiv Manna ka theksuar se operacioni është i pamundur pa një sakrificë të madhe ekonomike nga ana e lojtarit.
Nëse Sterling pranon një reduktim drastik të pagës, Antonio Conte do të përfitonte një përforcim luksi për fazën finale të kampionatit.









