Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në Qafën e Vishës në Himarë, duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.









