Në kulmin e debatit dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama sot ka marrë një vendim që në mënyrë indirekte çon në një rritje për magjistratët.
Sot qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Konkretisht vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës. Kjo do të thotë se rritja do të ndikojë tek gjyqtarët dhe prokurorët për shkak se paga referuese e magjistratëve nuk është sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë por Presidenti.
Megjithatë, pavarësisht kësaj rritje indirekte pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku magjistratët kërkojnë që referencë për pagën e tyre të jetë sekretari i Kryeministrisë dhe jo Presidenti.
Kategoritë! Rritet paga e Presidentit! Miratohet amnistia, zyrtarizohet Dash Sula









