-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Balluku bëri karrierë dhe pushtet, se realizonte me besnikëri kërkesat e Ramës

Kryesoret

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e Edi Ramës për Belinda Ballukun, deputeti i PD, Belind Këlliçi, përmes një postimi në facebook i akuzon të dy si bashkëpërgjegjës për aferat korruptive që, sipas tij, lidhen me tenderat dhe përdorimin e taksave të shqiptarëve.

Postimi i Këlliçit

Kudo ku Belinda Balluku ka futur duart në tendera dhe taksat e shqiptarëve, fshihen në fakt gjymtyrët e paturpshme të Edi Ramës!
Balluku bëri karrierë dhe mori shumë pushtet sepse realizonte me besnikëri dhe shpejtësi kërkesat e shefit. Dita po vjen që ai ta lëshojë bashkëpunëtoren më të afërt, por askush nuk mund të gënjehet më se ajo hëngri dardha pas krahëve të tij.
Ata kanë qënë bashkë në çdo aferë. Dhe të dy duhet të largohen si bashkëautorë.
Sa kohë Rama qendron ende në zyrë, aty është dhe Belinda.
Ndaj duhet më të vendosur, më me pasion e dashuri për Shqipërinë, të mblidhemi me 10 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
O sot, o kurrë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit