-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Largohu”- Përplasje Mustafa-Abdixhiku brenda LDK-së: Ke mllef, zi e terr!

Kryesoret

Përplasje brenda LDK-së. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas një interviste të ish-liderit të kësaj partie Isa Mustafës, i cili e kritikoi për makinacionet kur tha se ndryshe nga ai “nuk e ofroi por e dha dorëheqjen”.

“Kur ne ramë në rreth 13%, LDK e lexoi drejt zërin qytetar. Prandaj, unë dhe bashkëpunëtorët e mi e kuptuam që duhen të bëhen ndryshime. Edhe Abdixhiku dhe gjithë ne që merremi me politikë, duhet të mendojmë më gjatë para se ta themi fjalën. Më 28 doli dhe tha se e merr përgjegjësinë objektivisht për rezultatin. Më vonë tha se do t’ia ofrojë dorëheqjen Kuvendit dhe unë s’mund të them nëse është dashur të japë dorëheqje ose jo, por është dashur t’i matë fjalët para se t’i thotë.

Të flejë një natë, të pushojë pak, të konsultohet me bashkëpunëtorët. Unë s’mund të them se si është dashur të veprojë me dorëheqjen, unë për veti në momentin që e kam parë se rezultati ka dalë më pak se 13%, nuk kam ofruar dorëheqje, por kam dhënë dhe kam njoftuar anëtarët e Kryesisë që me këtë e përfundoj mandatin tim në LDK dhe në të gjitha organet e LDK-së”.

Por reagimi i Lumir Abdixhikut erdhi shpejt. “Në vend të injorimit dhe reagimit. Siç edhe e shihni, ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë. Një mllef dhe një zell për të më sulmuar mua, LDK-në, familjen Rugova, veprimtarët e shumicës, punën e profesionistëve, të rinjve e të vjetërve pa dallim; secilin! Zi e terr për gjithçka në LDK, lëvdata për secilin kundërshtar të saj.

Kjo ndodh gjithmonë kur prapaskena mbetet pa rol, kur skemat e errëta nuk gjejnë më derë, dhe kur anëtarësia, me një qetësi që nuk shet shpirtin, e mbyll kapitullin.

Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht. Papjekuri Shpesh e pyes veten se si do të dukej kjo shtëpi politike sot, sikur e gjithë kjo përvojë do të ishte pranë nesh, e jo përballë.

Do ta kuptojmë një ditë, nëse veç se kemi kuptuar, se Kuvendi i ynë nuk ishte thjesht një ngjarje demokratike. Ishte një shkëputje e qartë mes një kohe që kërkonte kontroll pa parim dhe një kohe që kërkon rimëkëmbje dhe përgjegjësi. Prej asaj dite, kjo shtëpi e madhe e jona ecën përpara me njerëzit e saj, me besimin e vet dhe me dinjitetin e zgjedhjes së lirë – dhe, ju pëlqeu a s’ju pëlqeu disave, s’ka më asgjë që e ndal këtë mbarësi.

Rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më tonat. Të gjithë do të pensionohemi një ditë; por jo nga dinjiteti, dhe jo nga njerëzorja. Ato duhet t’i ruajmë. Sepse fundi i rolit nuk është fundi i botës; është thjesht pranim i kohës që ka ecur përpara.

LDK-në do ta bashkojmë. Fort madje. Por jo kështu. Jo me këtë logjikë. Jo me ata që nuk e pranojnë se çdo kohë ka një fund. Jo me ata që besojnë se vullneti i anëtarësisë mund të riformësohet e tjetërsohet në prapaskenat e darkave përplot intriga. E aq më pak me ata që kanë refuzuar, vazhdimisht, ta dëgjojnë këtë anëtarësi. Kaq, për sot e përherë. Kemi punë më të mençura” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit