Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale tha se Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh kërkesën e kryeministrit Edi Rama, por shtoi se PS nuk ia heq imunitetin Belinda Ballukut.
“Gjykata rrëzoi një kërkesë që ishte baraz grusht shteti për shqiptarët. Gjykata ka mëkatin e madh se i dha Lubi Ballukut dy muaj kohë të fabrikojë dhe falsifikojë cdo dokument. Por më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje 4 me 4 të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave, në fakt bashkë me Edi Ramën.
Ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun por me pezullimin e Ramës nga gjykata dhe ai dëshironte të krijonte një mur përballë gjykatës. Kjo organizatë kriminale nuk do ia heqë imunitetin Ballukut të jeni të bindur” tha ai.









