Gjykata Kushtetuese ka folur “duke mos u shprehur”, me një vendim nul 4 me 4, për një çështje me ndjeshmëri të lartë publike.
Juridikisht “pezullimit” i është mbyllur porta. Tanimë gjithçka është politike. GJK as e rrëzoi dhe as e pranoi, duke e lënë varur çështjen në çengelin e politikës.
Është ajo që vendos.
“Pilati” vetë kreu punë!
“Vendim” apo dorëzim i GJK?
Këtë e zbulon koha!
Vetëm Rama është zbuluar dhe e gjithë pesha tani bie mbi Ramën, i cili tentoi t’ia linte “kopilin në derë” GJK duke e përplasur atë me SPAK.
Mençuria diabolike e Ramës ndoshta nga rastësia, apo kalkulimi i detyruar i gabuar, mori një përgjigje po aq “ekuivalente”. Ky ishte vendimi që Rama e s’do ta donte dhe aq, pavarësisht se mund ta ketë zgjedhur në emër të blerjes së kohës (ai blen gjithçka që i del përpara).
Po a blihet koha?!
Në të dy rastet: e rrëzimit apo akoma më shumë të pranimit nga GJK, Rama për dikë ngjan se dilte më “i fituar”. Ose lante duart me Belindën duke u justifikuar para saj, ose e mbronte atë dhe veten me mashën e drejtësisë.
Tanimë loja politike e përgjegjësisë është e hapur nga nuliteti i drejtësisë. Është cinike se si një nul si Rama “goditet” me dashje politikisht, nga një vendim nul që atij vetë ndoshta i duket për momentin i bukur si zgjedhje.
Kuvendi i Nikos dhe i Ballës që nga dje po përpëlitet të shpikë tani ndonjë procedurë për të shtyrë Këshillin e Mandateve.
Heqja ose dhe mosdorëzimi i mandatit të Ballukut, sido të ndodhë, nisin e shkruajnë secili sipas mënyrës së vet mgjt mandatën e Ramës.
Vetëm mbajtja pezull mbetet shtegu i vetëm i Ramës, të cilin ai do ta synojë deri në fund me 100 mënyra.
Sa zgjat kjo?!!!
Këtë e përcakton reagimi qytetar!
Prandaj të gjithë në shesh në 10 shkurt!
DREJTËSIA e vërtetë është aty!!!!









