-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet barazim derbi Tirana-Dinamo

Kryesoret

Tirana dhe Dinamo u ndanë në barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

Ndeshja nisi me gol të shpejtë, pasi Falaye shënoi për Tiranën që në sekondën e 40-të. Dinamo pati mundësinë të barazonte në minutën e 17-të, por Dejvi Bregu gaboi nga pika e penalltisë.

Në minutën e 31-të, Gudiaby u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Dinamon me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Tiranës.

Në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik, Dinamo arriti të barazojë. Mustafa Koma shënoi me kokë në minutën e 81-të pas një goditjeje nga këndi.

Me këtë rezultat, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Dinamo mbetet e katërta me 35 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit