-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ligji është i qartë”, Mickoski: Kush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet

Kryesoret

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një deklaratë për mediat foli në lidhje me kërkesat e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Mickovski theksoi se ligji për gjuhët në këtë rast është i qartë dhe sipas tij nëse kërkesa është që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit