-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zikaltrit të papërmbajtshëm, mposhtin Sassuolon me rezultatin 5-0

Kryesoret

Inter ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e radhës së Serie A. Skuadra zikaltër shkatërroi Sassuolon teksa në Mapei stadium e mposhti me rezultatin e thellë 5-0 duke e cuar në +8 pikë avantazhin me Milanin që ka ndeshjen me Comon për të zhvilluar

Spektakli i të besuarve të Chivu nisi që në minutën e 11 kur Bisseck kërceu shumë lart dhe me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 Interit pas një krosimi të Dimarcos. Në minutën e 17, Dimarco goditi tramversën pas një goditje dënimi, ndërsa në të 28 gjeti saktë Thuram që dyfishoi rezultatin. Sassuolo u përpoq të reagojë dhe gjeti golin me Thorstvedt, por goli i norvegjezit u anulua për një pozicion jashtë loje në fillim të aksionit.

Në minutën e 50, Interi shënoi dhe golin e tretë me kapitenin Lautaro Martinez, një gol ky që u shoqërua nga ai i Akanjit 4 minuta më vonë që e çoi rezultatin në 4-0. Gjërat u përkeqësuan për Sassuolon që mbeti me 10 futbollistë për shkak të kartonit të kuq të Matic. Në castet e fundit pati hapësirë edhe për golin e pestë që u shënua nga Luis Henrique në minutën e 89 dhe kështu sfida u mbyll me rezultatin 5-0 për Interin./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit