“Larg hajdutët! Tokat tona nuk i dorëzojmë! Duam drejtësi! Ku është ai njeri që s’vjen të përballet me ne?”.
Protesta e banorëve të Rrjollit vijon për të shtatën ditë radhazi përpara ambienteve të Prokurorisë Shkodrës. Banorët kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit.
Banorët kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit, aty ku po ndërtohet resorti turistik i Bashkim Ulajt.









