Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e shpalljes së vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i Kushtetueses la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa Berisha thotë se Rama po e pengon publikimin pasi ai është në disfavor të tij.
“Rama bllokon publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimin e Dhjetorit të kësaj gjykate në favor të tij e publikoi brenda një ore! Lubia si parzmore e tij”, shkruan Berisha.
Më tej shpjegon edhe foton e publikuar aty:
“Në foton e parë faqja e QBZ sot (Qendra e Botimeve Zyrtare), dhe foto tjetër publikimi i bërë në dhjetor brenda orës”, nënvizon kreu i selisë blu.
/5pyetjet.al









