Drejtori sportiv i Lazio, Anxhelo Fabiani, ka reaguar ndaj kritika-ve të fundit, ku u përmend mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Fabiani shprehu se nuk ishte ai që solli Hysajn në skuadër dhe se mesazhi i dërguar nga komentet e tij mund të jetë keqkuptuar.
Ai po ashtu theksoi arritjet e skuadrës, duke përmendur ngritjen e ekipit Primavera dhe sukseset e ekipit të femrave. Sipas Fabiani-t, ai është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për çdo situatë, por gjithashtu kërkoi që të jenë të kujdesshëm me fjalët e përdorura.









