I ftuar në një koment për çështjet e fundit politike dhe ligjore, juristi Kreshnik Spahiu vuri në dukje se vendimi për masat e sigurisë është marrë brenda 24 orësh dhe se interpretohet në mënyrë të hapur.
Ai theksoi se çështja tashmë ka marrë një dimension politik dhe mund të ndikojë në qëndrimin e socialistëve dhe vendimet e ardhshme të Kuvendit.
“Mungesa e kurajos juridike është e dukshme, pasi vendimi merret për 24 orë dhe nuk thuhet nëse është i shumicës apo i pakicës. Është hera e parë që unë e lexoj këtë vendim. Çështja tani mbetet politike: socialistët po e çerdorin dhe po futen në një kolaps. Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet mandatore duhet respektuar. Para 16 marsit, sipas logjikës time, ata do të marrin vendim, por SPAK mund të ngrejë një çështje të re dhe situata mund të ndryshojë,” tha Kreshnik Spahiu.









