Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sonte se një protestues ka marrë një plumb gome në kokë. “Plumbat e gomës mund të shpojnë edhe kafkën ndonjëherë.
Njëri prej tyre u godit në kokë. Një gazetar që ka ardhur nga Miçigani, desh mbeti i asfiksuar në bulevard, Arian Asimi.
Deri tani janë shoqëruar 14 protestues pa asnjë lidhje. Po merremi me të gjitha. Bilanci do të jetë 20 Shkurti” tha ai.









