Problemet fizike detyrojnë portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha të lë futbollin para kohe.
Aktualisht 37 vjeçari është pjesë Haken por akoma nuk ka një të ardhme të qartë mbi pozicionimin e tij në këtë gjendej të keqe fizike.
“Vitin e kaluar nuk e dëgjova trupin tim dhe merrja çdo ditë medikamente sepse kishte shumë ndeshje. Bari artificial është shumë problem për shpinën. Do të shkoj në Norvegji për të bërë një kontroll. Mundet që të largohem. Për momentin nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë,” tha Berisha.
Etrit Berisha mbajti fanellën e Kombëtares shqiptare për 81 ndeshje, nga viti 2012 deri në vitin 2024, ku ishte një nga liderët e ekipit kuqezi dhe pjesëmarrës në dy kampionatet Europianë të vitit 2016 dhe 2024.









