Në një deklaratë publike lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shprehur bindjen se akuzat ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të qëndrojnë dhe se vendimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e tyre.
“Lufta çlirimtare e Kosovës është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë dhe për këtë askush nuk mund të na përçajë. Për UÇK-në ekziston një konsensus i gjerë shoqëror dhe politik, sepse ajo ka qenë shprehje e vullnetit të popullit për liri. Personalitetet që sot ndodhen në Hagë kanë qenë në krye të kësaj lufte të drejtë dhe akuzat ndaj tyre janë të pabazuara dhe fyese për sakrificën e bërë. Unë do të jem i pranishëm në ditën e shpalljes së vendimit përfundimtar për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës dhe pres që procesi të përfundojë me shpalljen e pafajësisë së tyre,” ka deklaruar Konjufca.









