Më 18 shkurt 2026, Tirana do të jetë nikoqire e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare.
Ministeriali i Korridorit VIII, i cili do të bashkojë përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia, Rumania dhe vende të tjera partnerë për të diskutuar mbi avancimin e këtij korridori të rëndësishëm.
Takimi synon të nxisë një bashkëpunim më të ngushtë ndërqeveritar për zhvillimin e një infrastrukture strategjike që lidh Europën dhe Ballkanin, duke forcuar lidhshmërinë dhe integrimin ekonomik dhe rajonal.
Në fokus të këtij eventi do të jetë theksimi i rolit të Korridorit VIII si një urë lidhëse që nxit zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe lëvizshmërinë ushtarake, ndërsa i japin një shtysë të re investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.









