Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, në fkus të dikutimev do të jenë tensionet në lindjen e mesme.
Netanyahu pritet t’i kërkojë Donald Trump që të ndjekë një marrëveshje që do të ndalte pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit, si dhe të kufizonte mbështetjen e Teheranit për grupet aleate në rajon, si Hamasi dhe Hezbollahu.
“Do t’i paraqes presidentit qëndrimin tonë lidhur me parimet e këtyre negociatave”, u shpreh Netanyahu para gazetarëve, përpara nisjes drejt Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se nuk do të kufizojë pasurimin e uraniumit nëse vendet perëndimore nuk lehtësojnë sanksionet, të cilat kanë rënduar ndjeshëm ekonominë e vendit.









