-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-punonjësi i çerdhes në Londër dënohet me 18 vjet burg për sulme seksuale ndaj fëmijëve

Kryesoret

Vincent Chan, një ish-punonjës i një çerdheje në Londër, është dënuar me 18 vjet burg pas shpalljes fajtor për sulme seksuale ndaj katër vajzave të moshës 2 deri në 4 vjeç, si dhe për posedim të mbi 26,000 imazheve pornografike me fëmijë.

Ngjarjet ndodhën midis viteve 2022 dhe 2024 në një çerdhe në veri të Londrës, që më vonë është mbyllur.

Chan filmoi disa nga sulmet e tij dhe hetimi zbuloi dhjetëra krime të tjera, duke përfshirë abuzime në shkolla ku ai kishte punuar.

Gjyqtari John Dodd e cilësoi sjelljen e tij “krejtësisht të egër, të shthurur dhe degjeneruese”, ndërsa prokurori përshkroi sulmet ndaj fëmijëve si “makthin më të keq të çdo prindi”.

Policia Metropolitane e cilësoi këtë hetim si një nga më të komplikuarit për abuzimin seksual të fëmijëve dhe konfirmoi se Chan kishte përdorur pajisje të fshehta për të filmuar vajza të reja.

Ai u arrestua në qershor të 2024 pasi një koleg i tij denoncoi veprimet e tij. Në fund të vitit 2024, Chan u deklarua fajtor për 56 akuza.

Familjet e viktimave kërkuan drejtësi dhe akuzuan Bright Horizons për injorim të shqetësimeve të ngritura për sjelljen e Vincent Chan. Firma ligjore Leigh Day, që përfaqëson 50 familje, ka ngritur një padi ndaj kompanisë për neglizhencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit