Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të marrë më shumë kohë mbi çështjen e pagave të magjistratëve. Ai kritikon gjykatat për vendimet që po favorizojnë 92 gjyqtarë të pastruar nga vettingu, duke i trajtuar si viktima dhe duke shkaktuar shpenzime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.
Reagimi i Ramës:
A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të kaluar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë eurosh nga buxheti i shtetit – pra i trajtuar si fajtor, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?! Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër të ekzekutimit pa marrë vendimin e formës së prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë faqet për shkak të vendimit të ekzekutimit! Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe për numrin 92, që do të thotë se ato 12 milionë mund të ndryshojnë më tepër… Kjo quhet ndryshe e papërgjegjshme!









