Situata e motit të keq dhe reshjet e dëborës kanë prekur sërish zonën e Dardhës në Korçë.
Autoritetet vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, për të garantuar qarkullim të sigurt për banorët por edhe vizitorët.
Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.









