Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme mbi ngjarjen.
/5pyetjet.al









