Në Hagë, procesi gjyqësor për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin ka hyrë në ditën e pestë.
Gjatë së enjtes, mbrojtja e Kadri Veselit përmbylli fjalën e saj, duke insistuar se ai është i pafajshëm dhe duhet të lirohet, pasi nuk ka prova që e mbështesin akuzën.
Mbrojtësit e Selimit, gjithashtu, argumentuan se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe se ai luftoi për liri, jo për pushtet.









