-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E voton Kuvendi, Kosova merr 900 milionë Euro

Kryesoret

Kuvendi i Kosova ka miratuar sot Planin e Rritjes me 104 vota pro, asnjë kundër dhe 6 abstenime, duke i hapur rrugën zhbllokimit të fondeve të mëdha financiare të Bashkimit Evropian.

Projektligji u prezantua para deputetëve nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se Kosova do të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga ky mekanizëm financiar.

Sipas Muratit, Kosovës i janë alokuar 882.6 milionë euro, që përfaqësojnë rreth 8% të Bruto Produktit Vendor (BPV) — një nga raportet më të larta në rajon. Nga këto mjete 1/3 do të jetë grant dhe pjesa tjetër do të jetë kredi me kushte të favorshme.

Kosova ishte vendi i fundit në rajon që e miratoi Planin e Rritjes. Fondeve të dedikuara për vendin iu shty zhbllokimi për shkak të periudhës së gjatë pa funksionalitet institucional pas zgjedhjeve të 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit