Gjykata e Përzier e Apelit ka shqyrtuar çështjen e vrasjes së një të burgosuri në burgun e Hanias, një ngjarje që tronditi institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2019.
Më 20 korrik të atij viti, një përleshje e dhunshme mes grupeve të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë shkaktoi plagosjen e tre personave, ku njëri prej tyre humbi jetën pas dy ditësh luftë për jetën.
Pas hetimeve, katër të burgosur u arrestuan për përfshirje në vrasje. Ndër ta, njëri – me origjinë shqiptare – u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa tre të tjerët u liruan nga akuzat për shkak të dyshimeve. Ky vendim përmbyll një proces të gjatë gjyqësor mbi një nga incidentet më të rënda të dhunës në këtë burg.









