Kampionati i Kategorisë së Parë vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 22-të, ku do të zhvillohen shtatë takime, duke përfshirë përballje me rëndësi për kreun dhe vendet në kërkim të promovimit.
Të shtunën, në orën 13:30, do të zhvillohen tri ndeshje: KF Laçi pret Besën, AF Luftëtari përballet me Kastriotin, dhe Kukësi luan në shtëpi ndaj Korabit. Pas këtyre përballjeve, në orën 16:30, Skënderbeu do të presë Apoloninë, duke kërkuar fitoren pas barazimit të fundit me Korabin.
Të dielën, dy ndeshje të tjera do të zhvillohen në orën 13:30: Iliria luan ndaj Lushnjes në stadiumin “Redi Maloku”, dhe Pogradeci pret Burrelin, me synimin për të rikthyer në fitoren pas barazimit me Apoloninë.
Kjo javë është e rëndësishme për ekipet që luftojnë për pozitat e larta, sidomos për Laçin që është vetëm tre pikë larg Skënderbeut, dhe për Pogradecin, që kërkon të mbajë ritmin e suksesshëm.
/5pyetjet.al









