Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt 2026.
Konferenca do të mblidhë udhëheqës nga mbarë bota, me fokus në çështje të sigurisë globale, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet rreth Iranit.
Përveç pjesëmarrjes në këtë ngjarje të rëndësishme, Kurti ka planifikuar takime bilaterale.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve të tjera brenda vendit.
Po ashtu, në Munih pritet të jetë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
/5pyetjet.al









