Sekretari i përgjithëshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas lirimit të të miturve që u arrestuan në protestë.
“Arrestimi i minorenëve dhe keqtrajtimi i tyre është një akt mizor që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Ata vetë deklaruan se janë dhunuar barbarisht në qelitë e komisariatit.
Fakti që psikologu i paraqitur për ta ishte punonjës policie tregon sa e rëndë është situata. U është bërë presion që të pranonin se ishin grup i strukturuar kriminal. Kjo është në kufijtë e çmendurisë. Ata kanë ardhur në protestë me familjet e tyre. Kjo është revoltë qytetare.
Terrori dhe dhuna tregojnë panik. Sa më shumë të ushtrojnë presion, aq më shumë rritet revolta. Më 20 do të marrë përgjigjen çdo bandit me uniformë dhe Edi Rama si kreu i narko-shtetit” tha ai.









