-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Po mbytet anija!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarët largimet e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi dhe shefes së kabinetit të kreut të qeverisë Vali Bizhga.

“Ata kanë kryer krime të dy, ju duhet ta dini, se Don Agaçio Dhuratëmadhi është një nga mafiozët më të rrezikshëm të Ballkanit, me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë dhe Italisë dhe unë kam besim të madh se në të dy vendet ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit.

Kurse për Vali Bizhgën mund të them se si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj natyrisht me autorizimin e Ramës, por ajo nuk duhet ta pranonte kurrë sepse është shefe e kabinetit dhe e ka të qartë detyrat e veta, bëheshin pazare për ‘By Pass’- in e Fierit që unë i kam denoncuar me kohë.

Vali Bizhga sikur të ishte shefe e supervizionit të punimeve. Të dy janë minjtë që ikin kur mbytet anija për të mos u mbytur edhe vetë por ligji do të veprojë ndaj tyre pa mëshirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit