Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët që preken nga projekti “TID” në Durrës. Edi Rama deklaroi se është arritur një marrëveshje me banorët e Durrësit.
“Biseda ka qenë konstruktive me opinione të ndryshme, ndërkohë që 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë as qytetin dhe qytetarët por hallin e një 80 e kusur vjeçari krijojnë situata që janë qesharake dhe që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie.
Sa i takon problemit të qytetarëve kemi rënë dakord si do të shkojmë përpara për një verifikim për disa objekte dhe disa variante për dëmshpërblimin dhe shpronësimin.
Do të ketë prishje, nuk do të ketë ndalje por do të bëjmë një verifikim për disa shtëpi. Këto problematika do të i shohim, edhe cështjen e çmimit që duhet të shohim referencat e reja” tha Rama.









