-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet italiane, një tjetër i lënduar

Kryesoret

Një ortek i madh ka shkaktuar tragjedi në Alpet Italiane të dielën, kur dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u lëndua pas përfshirjes në një ortek në zonën e Mont Blanc, pranë kufijve me Francën dhe Zvicrën.

Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, orteku ndodhi në mëngjes në rrugën freeride “Couloir Vesès” në Courmayeur, në zonën Val Vény. Pavarësisht përpjekjeve të ekipëve të shpëtimit, një nga skitarët ndërroi jetë nga plagët e marra, ndërsa operacionet shpëtimi përfshinë 15 shpëtimtarë dhe dy helikopterë.

Po të njëjtën ditë, një person tjetër u mbulua pjesërisht nga një ortek në rajonin Trentino, por u shpëtua nga shokët e tij. Shërbimi italian i shpëtimit ka paralajmëruar për kushte të rrezikshme për shkak të reshjeve të fundit dhe erërave të forta, duke rritur rrezikun nga ortekët në Alpet italiane dhe ato përreth.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit