Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit.
Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në perëndim e veri, reshje të herëpashershme shiu e intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar dhe relievet malore në verilindje-lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë.









