-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U kap duke transportuar emigrantë ilegalë, arrestohet e reja në Tiranë

Kryesoret

Elsona Çoba, 35-vjeç është arrestuar nga Antitrafiqet e Tiranës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm, dyshohet se prej tre vitesh është e përfshirë në këtë skemë të jashtëligjshme.

Çoba me origjinë nga Laçi, por banuese në Rrogozhinë, përpara grupit hetimor nuk ka pranuar që të flasë për të treguar rrjetin e trafikantëve që kalojnë emigrantët nga bota e tretë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj se e reja u merrte nga 2500 euro për çdo emigrant që e merrte nga Gjirokastra dhe e dërgonte deri në Muriqan.

Pasi ndalonin disa orë në Vorë, emigrantët futeshin në makina të tjera dhe më pas niseshin drejt Shkodrës në Muriqan, ku më pas merreshin nga grupe të tjera kriminale që i kalonin në shtetet e tjera me destinacion final Italinë.

Të paktën janë dy persona të tjerë që po hetohen nga policia, pasi ka dyshime se janë të përfshirë në të njëjtin grup me 35-vjeçaren.

Elsona Çoba merrte deri në 3 makina me qira në Tiranë, Rinas ose në Fushë Krujë për të bërë shpërndarjen e emigrantëve. Ata merrnin mjete me qira në vende të ndryshme për të mos i rënë në sy policisë. Emigrantët që u kapen në këtë operacion janë nga Egjipti dhe Jemeni./ Vizionplus

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit