Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar pas lajmit se, lideri i opozitës ruse Aleksej Navalni është helmuar në burg, duke thënë se ky është një akt mizor i kryeer nga diktori rus Vlaimir Putin.
Postimi i Berishës
Helmimi i Aleksej Navalnit nga Putini, një akt mizor.
Të dashur miq, pesë vende europiane, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Suedia deklaruan sot se lideri i opozitës ruse, zëri i lirë i ndërgjegjes së kombit të tij, ka vdekur i helmuar në burg në Arktik nga helmi vdekjeprurës i bretkosës shigjetë, që gjendet në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet në Rusi.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të diktatorit Putin dhe u bën thirrje qeverive të vendeve të lira, opinionit publik dhe institucioneve të dënojnë me forcën më të madhe helmimin nga Putini të kundërshtarit të tij politik.