Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e rrugës Maliq–Lozhan, duke denoncuar cilësinë e dobët të punimeve dhe rrezikun që kjo mund të shkaktojë për sigurinë e qytetarëve.
Ai ka publikuar një video ku vë në dukje mangësitë e dukshme në ndërtimin e rrugës, të cilat kanë të bëjnë me betonin dhe barrierat mbrojtëse. Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe do të mund të çonte në pasojë të rrezikshme.
“Shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Kjo duhet të na ruajë jetën dhe sigurinë,” u shpreh Lapaj, duke kritikuar ndërtimin e dobët të rrugës. Ai gjithashtu theksoi se “betoni që mban skarpatet duhet të kishte përforcim me hekur,” dhe e lidh këtë situatë me punimet në tunelin e Llogarasë, të cilat gjithashtu janë përmendur për cilësinë e ulët. Lapaj përfundoi duke thënë se “është e tmerrshme se mund të kalosh dhe rruga të bëhet copë.”
/5pyetjet.al









