-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skiatorja kuqezi, Lara Colturi shkëlqen në Milano Cortinas dhe renditet e 4 në zbritjen e parë

Kryesoret

Lara Colturi bëri një debutim të shkëlqyer në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Skiatorja kuqezi u rendit e katërta në zbritjen e parë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 3 sekonda e 97 të qintat, një kohë që bën që të ëndërrojmë për një medalje të mundshme Olimpike.

Koha e Lara Colturit është e njëjta me atë të Sara Hector dhe Stjernesund, ndërkohë që ajo ka lënë pas emra si Mikaela Shiffrin apo Camile Rast. Në garën e slalomit gjigant garoi edhe Semire Dauti që e mbylli garimin e saj me kohën 1 minutë 10 sekonda e 95 të qintat duke u renditur e 5, por që arriti të sigurojë pjesëmarrjen në zbritjen e dytë.

E pafat ishte skiatorja nga Kosova Kiana Kryeziu që gaboi në zbritjen e parë dhe nuk e përfundoi atë duke u skualifikuar. Përsa i përket rezultatit në këtë zbritje, më mirë se Lara Colturi bënë vetëm italiania Federica Brignone, Lena Duerr e Gjermanisë dhe italiania tjetër Sofia Goggia që u pozicionuan në 3 vendet e para./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit