Një tërmet me magnitudë 6 ballë është regjistruar këtë të diel në det të hapur, pranë Ishujve Kurile në Rusi.
Sipas të dhënave të GFZ German Research Centre for Geosciences, lëkundja sizmike ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Tërmeti është evidentuar gjithashtu nga Euro-Mediterranean Seismological Centre, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Zona e Ishujve Kurile është e njohur për aktivitet të lartë sizmik për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit. Autoritetet vendase po monitorojnë situatën.









