Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë mbërritur pranë qendrës së paraburgimit në Hagë.
Sot pritet të përfundojnë fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqi në procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet që para trupit gjykues të paraqitet edhe vetë Thaçi, si dhe të akuzuarit e tjerë në këtë proces.
Njëherësh, katërshja pritet të flasë të mërkurën e kësaj jave.









