Deputeti i PS, Eduard Shalsi, i fturar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, foli për çështjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me kërkesë të SPAK, duke e konsideruar si një akt jo normal në një vend demokratik.
“Pezullimi i një ministri duket si një akt jo normal, që nuk ka të ngjashëm në botën demokratike. Duket si një akt i pazakontë që solli një seri veprimesh të tjera. U pasua nga një kërkesë e SPAK, menjëherë sapo Gjykata Kushtetuese mori vendimin për ta shqyrtuar, ç’ka vuri në dyshim edhe qëllimin e kërkesës.
Gjatë gjithë kësaj periudhe janë angazhuar juristë dhe mazhoranca ka angazhuar edhe një ekspertizë, madje disa emra shumë të mirënjohur të jurisprudencës së Francës, me Ministrinë e Drejtësisë të Italisë dhe i gjithë thelbi është për të ruajtur… Ky ndryshim në ligj është edhe produkt i konsulencës me ekpertë të huaj. Pra kërkesa për të pezulluar një ministër, është e paprecedentë, ç’ka na la arsye që të thellohemi se ç’është kjo kërkesë. Pra kemi të bëjmë me një çështje që ha debat. Pra nuk është një çështje e bardhë si kristali.
Tani kemi folur për imunitet personal dhe funksional. Ne para disa vitesh, me vullnet të plotë hoqëm dorë nga imuniteti dhe deputetët shqiptarë nuk kanë imunitet ndaj hetimit, ndaj përgjimit nuk jam i sigurt, por kanë imunitet ndaj arrestit. Pra kemi dorëzuar imunitetin. Nuk është një praktikë kjo edhe e shumë vendeve të Europës. Pra deputetin e kanë mbrojtur me imunitet jo rastësisht”, u shpreh Shalsi.









