E ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, nga Babaramo, kryetarja e Shoqatës së avoktaëve penalistë, Joana Qeleshi, foli për rastin e funksionimit të ligjit për pezullimin nga detyra të një funksionari publik, rasti i cili lidhet me atë të zv. kryeministres Belinda Balluku.
“Pezullimi nga detyra jepet në rastet kur funskionari publik dyshohet, hetohet apo është marrë i pandehur për veprat penale të cilat lidhen me detyrën, sepse nëse ti dyshohesh për vrasje nuk të vendos njëri pezullim nga detyra sepse nuk ka lidhje me detyrën. Po për veprat të cilat lidhen me detyrën dhe ti ke rrezikun që gjatë ushtrimit të detyrës të cënosh provat dhe ti dëmtosh ato dhe këtu sigurisht gjykata duhet ta arsyetojë vendimin, prokuroria të arsyetojë kërkesën dhe ligji thotë ti mund të vendosësh pezullim nga detyra. Pezullimi nga detyra nuk është shkarkim, por masë e përkohshëm”, u shpreh Qeleshi









