-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Gëzuar Kosovë, le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë

Kryesoret

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë mesazhin e tij të ngrohtë dhe mbështetës për këtë ditë historike.

Ai ka theksuar forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare, duke shprehur mirënjohje për ata që kontribuuan për lirinë e shtetit kosovar dhe duke ripohuar angazhimin e Shqipërisë për një bashkëpunim të ngushtë në rrugën drejt integrimit evropian.

URIMI
Gëzuar Kosovë!

Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,
me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!

Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!

BASHKË, JETË E MOT!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit