Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt zv.kryeministren Belinda Balluku për përfshirje në grupe kriminale, lidhur me aferat që lidhen me projekte të mëdha infrastrukturore, si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe të Tiranës.
Ai ka theksuar se këto projekte janë pjesë e skemave që përbëjnë struktura kriminale të organizuara.
“Lubi Balluku mund të akuzohet si ‘kapo’ jo e një grupi kriminal, por minimumi i 5 të tillave. Më thoni ju mua, ju e patë Tunelin e Llogarasë, a nuk janë këto me Berberin, me anëtarët e tjerë, a nuk përbëjnë këto një grup të strukturuar kriminal? A nuk janë tenderat e Unazës së Madhe një grup i strukturuar kriminal? Gjithçka ka funksionuar në bazë të organizatave kriminale. Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze. Ajo që është lakuar se ai është kryetari i një organizate kriminale është 100% e vërtetë, që ministrat e tij janë pjesë e kësaj organizate, është 100% e vërtetë.”









