-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu: Pavarësia e Kosovës, rezultat i sakrificave dhe luftës për liri

Kryesoret

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për nder të Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohjen dhe nderimin për sakrificat e popullit shqiptar gjatë luftës për liri.

Ajo ka theksuar se Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe gjakut të heronjve që ranë për lirinë e vendit. Kryekuvendarja ka nënvizuar gjithashtu vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka kujtuar ata që dhanë jetën për të arritur lirinë e Kosovës.

“Sot shënojmë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Pavarësi që u bë e mundur falë përpjekjeve dhe sakrificave të vazhdueshme të popullit shqiptar, pavarësisë që u arrit përmes luftës për çlirim, gjakut të shumë heronjve që ranë ndër breza, që ne të jemi sot ku jemi këtu.”

“Përkulje e përjetshme për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, para dëshmorëve dhe martirëve, para atyre që përjetuan dhunë në forma të ndryshme, para familjeve që ende mbajnë dhimbjen e luftës, dhe të gjithë atyre që edhe sot kërkojnë drejtësi.”

“UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet, pa pasur synim shkatërrimin e askujt tjetër. Dhe çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë të vërtetën e asaj kohe.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit