Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare është plagosur pas hedhjes së materialeve inerte nga një kantier ndërtimi pranë shkollës.
Incidenti ka ndodhur ndërsa nxënësi ishte duke kërkuar një top pranë kantierit të godinës “Bajram Curri”, e cila po rikonstruktohet.
Materialet e hedhura nga kati i tretë i godinës kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Kukës dhe më pas në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.









