Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke theksuar mbështetje të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy kombeve dhe për të thelluar bashkëpunimin në vitet në vijim, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e Kosovës në përpjekjet globale të SHBA-së.
“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, mbyllet mesazhi i Rubios.
/5pyetjet.al









