-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë aktivisti i njohur për të drejtat civile, Jesse Jackson

Kryesoret

Jesse Jackson, aktivisti i njohur amerikan dhe një nga figurat kyçe të lëvizjes për të drejtat civile, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq paqësisht këtë mëngjes, duke e përshkruar si një udhëheqës të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të shtypurit dhe të padëgjuarit kudo në botë.

Në një deklaratë të shpërndarë, ata theksuan se angazhimi i palëkundur i Jackson për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut ka tronditur botën dhe ka ndihmuar në forcimin e një lëvizjeje globale për liri dhe dinjitet.

Jesse Jackson, që kishte luftuar për të drejtat civile përkrah Martin Luther King Jr. në vitet 1960, u kandidua dy herë për president në vitet 1984 dhe 1988 si pjesë e Partisë Demokratike.

Nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes, por familja e tij konfirmoi se ai vdiq i rrethuar nga të dashurit. Në vitin 2017, Jackson kishte zbuluar se vuante nga sëmundja e Parkinsonit, një diagnozë që ai e mbajti të fshehtë për disa vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit